193 vjetori i pavarësisë së Greqisë, aktivitet përkujtimor dhe festiv në Sarandë
Në prag të 193-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Greqisë, Organizata "Omonia" dhe Partia Bashkimi për të drejtat e Njeriut kanë organizuar një aktivitet në Sarandë.Konsulli i përgjithshëm i konsullatës greke në Gjirokastër, Nikolao Kotrakoi, përcolli mesazhin përshëndetës të Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias.Ndërsa gjatë fjalës së tij, duke ju drejtuar të pranishmëve në aktivitet, Kotrakoi I cilësoi ata amabasadorë të Greqisë jashtë kufijve të saj. "Ju jeni një pjesë e kombit grek dhe vazhdoni të luftoni se ju duam të bashkuar," tha konsulli greke.Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, duke folur në gjuhën greke, tha se 25 marsi, është festa e të gjithë popujve që ishin nën sundimin otoman. Greqia ishte në pararojë, nënvizoi Dule dhe u dha shpresë popujve të Ballkanit.Aktiviteti u mbyll me një koncert me këngë e valle tradicionale greke.