Thethi përgatitet për turizmin, por banorët ankohen për mosangazhimin e pushtetit
Ndryshe nga pjesa tjeter e vendit qe ne kete periudhe ka perjetuar nje mot te qendrueshem dhe me temperatura relativisht te larta per kohen, zona turistike e Thethit ka nje tjeter panorame. Ajo eshte e tera nen mbreterine e debores dhe rruga ne Qafen e Thores pak pa hyre ne fshatin Theth eshte e izoluar pasi debora shkon ne afersisht 2 metra.Perballe ketij realiteti dhe ngelizhences totale te pushteti vendor, jane banoret e Thethit qe jane detyruar me te ardhurat e tyre te nderhyjne per te hapur kete aks rrugor. Duke folur per "Ora News" ata thone se jane detyruar te investojne vete per rrugen, pasi kane nisur kerkesat e turisteve per te vizituar Thethin dhe ne muajin Prill mberrijne grupet e para nga vendet e Europes.Çdo vit rruga eshte bllokuar per 7 km, qe nga Qafa e Thores, deri ne hyrje te fshatit Theth. Sa me shume qe ecen, aq me i veshtire behet udhetimi, derisa ne nje pike rruga behet e pakalueshme. Turistet qe vijne gjate dimrit detyrohen te kthehen pas dhe kjo ka demtuar rende turizmin e zones, por edhe ka reduktuar te ardhurat e familjeve qe jetojne me turizem.Premtimet e deritanishme kane mbetur vetem te tilla, pasi investimet ne kete pike turistike kane qene te pakta, ndersa pushteti vendor i Shkodres dhe ndermarrja e rurale e rruga - urave, e ka "fshire" Thethin nga investimet e saj. Pika turistike e Thethit eshte nje nder bukurite e rralla natyrore dhe ku çdo vit te pakten 4 mije vizitore shkelin ne kete zone malore per te prekur nga afer kete peisazh.