Në shkollat e Lezhës mungon higjena, problemi kresor uji i rrjedhshëm dhe infrastruktura

Shkollat e rrethit të Lezhës nuk plotësojnë standardet e higjenës. Shkak për situatën e rënduar nuk është vetëm mungesa e ujit të rrjedhshëm nëpër ambjente shkollore, por edhe infrastruktura tejet e dëmtuar.Inspektoret e higjenes kanë dhënë alarmin për gjendjen e mjerueshme dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme nga ana e pushtetit vendor.Shkollat që nuk përmbushin kushtet higjeno-sanitare nuk janë vetëm në zonat rurale. Ato i perkasin edhe vetë qytetit të Lezhës, por qe ka munguar një vemendje e mjaftueshme për të ndryshuar këtë realitet, i cili mund të rendojë në shëndetin e nxënësve që frekuentojne këto shkolla.