Grybauskaite: Vizita e Bidenit është “simbolike”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2014, 12:02
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nisi takimet me presidentët e Lituanisë dhe Letonisë, në përpjekje për t’i informuar për aneksimin e Krimesë në Ukrainë nga ana e Rusisë.Vizita është pjesë e udhëtimit dyditësh në rajon, gjatë së cilës Biden është takuar edhe me zyrtarët e lartë të Polonisë dhe të Estonisë.Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, vizitën e Biden e quajti “simbolike” dhe në fillim të bisedës në kryeqytetin Vilnius, i tha atij se aksionet e Rusisë në Ukrainë janë “alarmuese”.Joe Biden do të takohet edhe me presidentin e Letonisë, Andris Berzins ndërsa më pas do të ketë edhe një takim të përbashkët.Ndërkohë pas vizitës në Letoni Biden do të kthehet në Uashington.