Krimeja shpall bashkimin me “nënën” Rusi, BE e SHBA ndëshkojnë Moskën

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhëruar ngrirje të pasurive të shtatë zyrtarëve rusë, përfshirë edhe dy ndihmës presidencialë, si ndëshkim për okupimin e Krimesë në Ukrainë, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë.Më herët, edhe Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Edvropian janë pajtuar për sanksione kundër 21 zyrtarëve rusë dhe ukrainas, për shkak të okupimit të Krimesë dhe referendumit të djeshëm për shkëputje nga Ukraina.Sanksionet e Bashkimit Evropian përfshijnë ndalesa të udhëtimeve dhe ngrirje të pasurive.Ministri i jashtëm i Lituanisë, Linan Linkevicius, nëpërmjet rrjetit Twitter tha se priten masa të mëtejshme gjatë ditëve të ardhshme.Korrespondentët thonë se pritet zgjerimi i listës dhe përfshirjen e personaliteteve të larta të afërta me presidentin, Vladimir Putin.Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha sot se Evropa duhet të dërgojë “sinjalet më të fuqishme të mundshme” te Rusia.