Lituani: Biden takohet me zyrtarë të lartë të vendeve baltike

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka mbërritur në Lituani, në kuadër të turneut të tij dyditësh në rajon, për t’i siguruar aleatët e NATO-s, se Uashingtoni i mbështet ata lidhur me krizën në Ukrainë.Gjatë qëndrimit në këtë vend, Biden do të takohet me presidenten e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ndërsa do të bisedojë edhe me presidentin e Letonisë, Andris Berzins.Biden ditën e djeshme u takua edhe me presidentin e Estonisë, Tomas Hendrik Ilves.Biden në Lituani ka arritur nga Varshava, ku e dënoi anekesimin e Krimesë nga ana e Rusisë, duke e cilësuar si “plaçktije të tokës”, që paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.Sot më vonë gjatë ditës ai kthehet në Uashington.