Obama: Moska e izoluar nga bota; Ashton: Rusia të nisë dialogun me Ukrainën

Presidenti Barak Obama shprehu sot mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, një ditë pas shpalljes së pavarësisë nga Krimea dhe synimin e këtij gadishulli për t’u bashkuar me Rusinë.“Gjatë muajve të fundit, ndërsa qytetarët e Ukrainës kanë ngritur zërin e tyre, ne jemi udhëhequr nga një parim bazë, e ardhmja e Ukrainës duhet të vendoset nga banorët e saj. Kjo do të thotë që të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit dhe të respektohet ligji ndërkombëtar”, tha presidenti Obama.Shtëpia e Bardhë njoftoi bllokimin e pasurive të 11 zyrtarëve rusë për shkak të nxitjes politike që i dhanë pavarësisë së Krimesë nga Ukraina dhe mundësisë së aneksimit të saj nga Rusia.Uashingtoni, tha presidenti, është i gatshëm të ndërmarrë sanksione të mëtejshme, në se Rusia e përshkallëzon situatën.Për të bashkrenduar qëndrimin me Bashskimin Evropian dhe Naton, nën presidenti Baiden do të niset sot për në Evropë. Vetë Presidenti Obama ka në plan të udhëtojë në Evropë javën e ardhshme.Edhe Bashkimi Evropian njoftoi sot sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë duke mos lejuar udhëtimin në vendet e BE-së të 21 zyrtarëve rusë dhe ukrainas, si dhe duke vendosur sanksione tregëtare.Duke folur pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, kryediplomatja evropiane,Catherine Ashton, i kërkoi Rusisë të nisë një dialog të drejtpërdrejtë me Ukrainën.Kryediplomatja vuri në dukje se për shkak të seriozitetit të situatës, një dialog është i nevojshëm për të kapërcyer krizën, në mënyrë që të respektohet integriteti territorial i Ukrainës.“Rusia duhet të fillojë një dialog me liderët e Ukrainës dhe të vazhdojë bisedimet me bashkësinë ndërkombëtare për të kërkuar gjejten e një zgjidhje të krizës në rrugë diplomatike. I bëj thirrje Rusisë që të takohet me politikanët ukrainas për të gjetur larg për të deescalate këtë krizë. Ukraina ka nevojë për marrëdhënie të mira me Rusinë , ashtu si ne me Bashkimin Evropian dhe me pjesën tjetër të botës ” tha ajo.E pyetur se cilat do të jenë sanksionet që Bashkimi Evropian do të caktojë ndaj Rusisë, Ashton tha se ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë zhvilluar një takim dje në mbrëmje për të përgatitur propozimet për Këshillin e BE-së, por se vendimi do të merret sot nga ministrat e jashtëm.Catherine Ashton ka rikujtuar qëndrimin e BE-së duke thënë se referendumi , i cili u zhvillua në Krime dje, është në kundërshtim me Kushtetutën e Ukrainës dhe ligjet ndërkombëtare , ndaj nuk mund të konsiderohet i ligjshëm.Ndërkaq Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, tha se BE-ja synon të tregojë vendosmërinë ndaj një vendimi të papranueshëm të Rusisë.“Vendimi i parë është një gamë sanksionesh ndaj disa udhëheqësve të Krimesë dhe atyre rusë. Këto sanksione përfshijnë ngrirjen e pasurive të tyre dhe kufizime udhëtimi. Ne morrëm vendimin për të propozuar dërgimin e një misionit të OSBE në të gjithë Ukrainën dhe t’i japim përkrahje politike dhe financiare Ukrainës. Ne duam të tregojmë vendosmëri ndaj vendimit të papranueshëm të Rusisë dhe të hapim dyert e dialogut për të parandaluar shkallëzimin e situatës”, tha ministri i jashtëm francez.Emrat e zyrtarëve të prekur nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës nuk janë bërë ende të ditur, por pritet që mes tyre të ketë këshilltarë nga rrethi i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.Veç sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, aleanca e NATO-s, e quajti sot referendumin të paligjshëm, duke shtuar se votimi shkel kushtetën e Ukrainës dhe ligjet ndërkombëtare.Zyrtarët e Krimesë do të kërkojnë sot bashkim me Rusinë. Këtu në Ëashington Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur më parë se asnjë vendim për të ardhmen e Ukrainës nuk mund të merret pa u konsultuar me qeverinë e Ukrainës.