Sot pritet vënia e sanksioneve për Rusinë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pritet të vendosin sot saksione kundër Rusisë në lidhje me mbajtjen e referendumit në Krime.Ministrtat e Jashtëm të BE-së pritet të takohen sot në Bruksel për të vendosur ngrirjen e pasurive dhe vënien e sanksioneve për viza ndaj disa zyrtarëve rus, duke dënuar kështu mbajtjen e referendumit në mënyrë të paligjshme.Menjëherë pas përfundimit të referendumit, Obama ia ka bërë me dije homologut rus, se nuk do ti njohin asnjëherë rezultatet.Në anën tjetër, autoritetet pro-ruse në Krime kanë bërë me dije se 95.5 përqind e votuesve të së dielës e kanë mbështetur referendumin edhe pse ende nuk janë numëruar rreth 50 për qind e votave.Obama ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë do të përgatitin një “kosto shtesë” për Rusinë për shkak se kjo e fundit e ka shkelur integritetin territorial të Ukrainës.Sipas Kremlinit zyrtar, presidenti rus i ka thënë atij amerikan se referendumi ishte legjitim.