NATO: Rusia po ndjek një rrugë të rrezikshme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar se Rusia është duke ndjekur një "rrugë të rrezikshme", duke aneksuar Krimenë nga Ukraina.Anders Fogh Rasmusen tha të martën se Rusia i ka shpërfillur të gjitha thirrjet për respektimin e ligjit ndërkombëtar. Ai tha se asnjë aleat i NATO-s nuk do të njoh atë që ai e quajti një veprim të paligjshëm dhe jo legjitim të Rusisë.Shtëpia e Bardhë tha dje se Presidenti Barack Obama ka biseduar me telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ka rënë dakord mbi nevojën për dërgimin e menjëhershëm të vëzhguesve ndërkombëtarë në pjesën jugore dhe atë lindore të Ukrainës.Po dje, nënpresidenti amerikan Joe Biden ishte në Poloni ku tha se aneksimi rus është një "grabitje e territorit". Ai tha se logjika e Rusisë për marrjen e Krimesë është "me të meta".Kryeministri polak Donald Tusk tha se kjo paraqet një problem të sigurisë për mbarë rajonin.Gjatë vizitës në Evropën Lindore, nënpresidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i tha Sekretarit të Shtetit John Kerry në një bisedë me telefon të martën se sanksionet amerikane ndaj zyrtarëve rusë janë të papranueshme dhe do të kenë pasoja.