Dy të vrarë në protestat në Malavi

Dy persona janë vrarë në Malavi gjatë protestave mes përkrahësve të partisë në pushtet dhe atyre të opozitës.Lajmin për vrasjen e dy personave e ka bërë me dije policia e cila ka shfaqur shqetësimin se dhuna mund të shkaktoj probleme për zgjedhjet kombetare që pritet të mbahen në vend.Në mesin e të vrarëve është një polic dhe një civil ndërsa ngjarja ka ndodhur në Thyolo që gjendet 20 kilometra nga kryeqyteti komercial Blantyre.Zona ku ka ndodhur ngjarja është bastion i partisë opozitare e udhëhequr nga Peter Mutharika, i cili është vëllai i ish-presidentit Bingu wa Mutharika.Ky i fundit ka ndërruar jetë në 2012-tën si pasijë e një ataku në zemër.