Ukraina venos roje të veçanta për sistemin e gazit

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka bërë me dije se ka marrë nën kontroll sistemin e transportit dhe shpërndarës së gazit dhe se e kanë vënë atë nën përkujdesjen e rojeve të veçanta.Në një deklaratë të publikuar, kjo ministri ka bërë me dije se urdhri për këtë është dhënë nga kryeministri dhe atë me qëllim të garantimit të sigurisë dhe funksionimit normal të asetit kryesor në Ukrainë.Ministria nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë veprim.Të shtunën, Kievi zyrtar ka bërë me dije se trupa ruse të mbështetura edhe me helikopterë kanë marrë nën kontroll një fshat që gjendet jashtë territorit të gadishullit Krimeja e që është në afërsi ne stacionin kryesor të gazit.