Ban: Bisedime të menjëhershme për krizën në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka kërkuar fillim të menjëhershëm të “dialogut konstruktiv” për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha mbrëmë se Ban Ki Moon ka intensifikuar përpjekjet e tij diplomatike për reduktimin e tensioneve dhe ka pasur kontakte të nivelit të lartë me palët kryesore të përfshira.Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se sot më vonë gjatë ditës, do të mbahen seanca dëgjimore me  zyrtarët e OKB-së, që aktualisht vizituan Ukrainën.