Afganistan, tërhiqet edhe një kandidat nga gara presidenciale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2014, 08:45
Kandidati i dytë për zgjehdjet presidenciale në Afganistan është tërhequr nga gara.Ish-ministri i mbrojtjes, Abdul Rahim Wardak nuk ka dhënë arsye për tërheqjen e tij.Wardak i cili konsiderohej kandidat me shumë gjasa për të fituar një pjesë të madhe të votave, nuk ka bërë me dije nëse do të mbështesë ndonjë kandidat tjetër në garë.Me tërheqjen e tij, në garë për zgjedhjet presidenciale të 5 prillit, kanë mbetur edhe nëntë kandidatë të cilët pretendojnë të zëvendësojnë presidentin aktual Hamid Karzai.Vëllai i Hamid Karzait, Qaym Karzai është tërhequr po ashtu nga gara në fillim të këtij muaji.Presidenti aktual Hamid Karzai e ka të ndaluar me kushtetutë që të pretendojë edhe një mandat tjetër presidencial.