Kërkimet për avionin e zhdukur, të afërmit e pasagjerëve kërcënojnë me grevë urie
Të afërmit e pasagjerëvë në bordin e avionit të zhdukur kanë kërcënuar me grevë urie në shenjë proteste për politikën e informacionit të autoriteveve malajziane. Të martën një zëdhënës i tyre ka kritikuar se dhjetë ditë pas zhdukjes së avionit edhe nuk ka asnjë gjurmë.Zëdhënësi i të afërmve Ven Vanheng, u shpreh ashpër pas takimit të të shoqërisë së fluturimit "Malaysia Airlines" me të afërmit, se ata do të shkojnë tek ambasada malajziane në Pekin dhe "për të gjetur ambasadorin".Kina ka nisur kërkimet në territorin e saj për avionin e humbur të “Malaysia Airlines”, teksa kërkimet ndërkombëtare vazhdojnë.Lajmin e ka bërë të ditur media shtetërore lokale, sipas të cilës përpjekjet për të gjetur avionin po fokusohen në dy korridore të mëdha ajri, në veri dhe jug të vendit ku avioni u lokalizua për herë të fundit.Kina deklaroi se për momentin nuk është gjetur ndonjë lidhje me terrorizmin tek pasagjerët kinezë. Avioni u zhduk më 8 mars teksa udhëtonte me 239 pasagjerë në bord.Të paktën 26 vende janë përfshirë në operacionet e kërkimit. Nga ana e saj, Malajzia deklaron se drejtimi i avionit është manipuluar qëllimisht dhe ai mund të ketë fluturuar si në harkun verior ashtu edhe në atë jugor që nga lokalizimi i fundit në Ngushticën Malaka.Kërkimet janë fokusuar në dy korridoret, njëri prej të cilëve zgjatet nga kufiri i Kazakistanit dhe Turkmenistanit deri në veri të Tajlandës dhe tjetri nga Indonezia në Oqeanin Indian.Hetuesit po kontrollojnë mbi mundësinë që ekuipazhi i mjetit fluturues, ose individë të tjerë që ndodheshin në bord, të jenë përfshirë në zhdukjen e tij. Të paktën 153 shtetas kinezë ndodheshin në bordin e avionit në fjalë, i cili po fluturonte nga Kuala Lumpuri në Pekin.“Bazuar në kontrollet e fundit, nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se pasagjerët kinezë ishin të përfshirë në pengmarrje apo sulme terroriste”, deklaroi ambasadori kinez në Malajzi, Huang Huikang.Ndërkohë, Autoriteti për Sigurinë Detare i Australisë deklaroi se do të kryejë një kërkim të ri në një zonë në jug të Oqeanit Indian.