Kriza në Ukrainë, Rusia pezullohet nga G8

Ministri francez i Punëve të Jashtme Laurant Fabius ka deklaruar se liderët vendeve anëtare të G8-ëS kanë pezulluar anëtarësimin e Rusisë nga ky grup për shkak të tensioneve rreth Ukrainës dhe forcave ruse në Krime.Shtatë vendet anëtare të G 8, më të zhvilluarat të botës, kanë pezulluar përgatitjet për G8 që është dashur të mbahej në qytetin Soçi të Rusisë në qershor, njofton AP.Fabius ka deklaruar se këto shtatë vendet kanë pezulluar anëtarësimin e Rusisë. Më herët Fabius kishte thënë se nëse Rusia vazhdon me akte agresioni në Ukrainë, nuk përjashtohet as përdorimi i forcës.