Biden në Poloni, për krizën në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2014, 07:45
Zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, arrin sot në Varshavë, ku edhe nis vizitën e tij dyditore në Poloni dhe Lituani, në lidhje me krizën në Ukrkainë.Ai do të takojë kryeministrin polak, Donald Tusk, dhe presidentin Bronislav Komorkovski.Biden to të bisedojë edhe me presidentët e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë.Takimet me aleatët e NATO-s janë pjesë e fushatës së Shteteve të Bashkuara për të bindur presidentin rus, Vladimir Putin, që të tërhiqet nga Ukraina.Letonia dhe Estonia ndajnë kufij me Rusinë, ndërsa Polonia dhe Lituania janë pranë.