Prag lufte në Krime, rusët sulmojnë bazat detare me flamur ukrainas

Forcat pro-ruse kanë depërtuar me dhunë në selinë e Marinës së Ukrianës në qytetin Sevastopol dhe  kanë ngritur flamurin e Rusisë.Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se disa qindra demonstrues pro-rusë u tubuan afër kësaj baze, e pastaj me forcë depërtuan në kompleks, ku hoqën flamurin e Ukrainës e zëvendësuan me atë të Rusisë.Raporthet se protestuesit kanë kërkuar që marinarët ukrainas të largohen nga baza.Agjencia perëndimore e lajmeve Associated Press tha se selia e marinës ishte sulmuar nga forcat e  “vetëmbrojtjes” së Krimesë.Nuk ka pasur raporte për dhunë. Një zëdhënës i marinës ukrainase tha se njerëzit që depërtuan në bazë nuk ishin të armatosur.Ndërkohë pas raporteve për depërtim të forcave në selinë e Marinës së Ukrainës, në Krime janë dërguar zyrtarë të lartë ukrainas.Ministri i përkohshëm i mbrojtjes, Ihor Tenyukh, dhe zëvendëskryeministri i parë, Vitaly Yaremaa, udhëtuan për në rajon në përpjekje për të “zgjidhur situatën”.