Rimëkëmbet ekonomia amerikane, 7.7 % papunësia në SHBA

Ekonomia e Shteteve te Bashkuara mesa duket pas kater vitesh po rimëkëmbet. Gjate muajit nëntor janë krijuar 146,000 vende të reja pune. Si pasoje kjo ka shkaktuar renien e nivelit te papunesise ne SHBA.“Rënia e normës së papunësisë në SHBA ka rene ne nivelin e 7.7% në nëntor, kjo është një dëshmi se ekonomia po shërohet nga kriza", argumentoi Këshilltari i Presidentit, Alan Krueger, duke shtuar se natyrisht ka ende shume për t'u bërë.Ndërsa Departamenti i Punës njoftoi se niveli i papunësisë ra në 7.9% në nëntor dhe kjo erdhi si pasoje e krijimit të 146,000 vende të reja pune. Shumë analistë kishin parashikuar një rritje të lehtë te papunësisë në vend, per shkak shkatërrimeve të shkaktuara nga Uragani Sandy."Ka ende shumë gjera për të bërë, shifrat e sotme te papunësisë deshmojne se ekonomia amerikane vazhdon rimëkëmbjen nga plagët e shkaktuara nga kriza me e keq që ka parë që kane pare shtetet e bashkuara te amerikes qe nga Depresioni i Madh," tha Krueger.Në deklaraten e tij, Krueger argumentoi se raporti i Departamentit tregon se është e nevojshme të autorizojë Kongresin për propozimin e Presidentit Barak Obama në lidhje me zgjatjen e reduktimit të taksave për personat me të ardhura më pak se 250.000 $ në vit dhe të rrisë taksat e të pasurve .Nderkohe, ekonomistët thonë se eshte e nevojshme te krijohen rreth 200,000-250,000 vende pune për të bërë nje përparim të vërtetë.