Clinton sërish apel për gjetjen e një zgjidhje për Sirinë
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve ndërkombëtarë, me ndikim në Siri, që të gjejnë zgjidhje për konfliktin 21-mujor atje.Clinton ka thënë se nuk ka pasur ndonjë “zbulim të madh” gjatë bisedimeve të saj në Dublin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.Clinton ka thënë se presidenti sirian, Bashar al-Assad, duhet të largohet nga pushteti, për të siguruar një të ardhme demokratike për Sirinë.Këto komente ajo i bëri në kryeqytetin e Irlandës Veriore, Belfast.Protestat e para antiqeveritare në Siri kanë shpërthyer në mars të vitit të kaluar. Assadi u është përgjigjur me dhunë kryengritësve që kundërshtojnë regjimin e tij.Aktivistët bëjnë me dije se mbi 40.000 njerëz, shumica prej tyre civilë, kanë humbur jetën në trazira.