Siri, kryengritësit e shpallin zonë ushtarake aeroportin në Damask
Kryengritësit sirianë, të cilët po luftojnë për përmbysjen e regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, e kanë deklaruar aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Damask, për “zonë ushtarake”.Një zëdhënës i Këshillit ushtarak të kryengritësve në Damask, tha sot se aeroporti, në jug të kryeqytetit, është “cak legjitim” dhe u ka tërhequr vërejtjen civilëve dhe kompanive ajrore që të veprojnë “në rrezikun e tyre”.Nga ana tjetër, aktivistët sirianë kanë thënë se ushtria ka dërguar përforcime në një lagje të Damaskut, qartas në kuadër të përgatitjeve për sulm të ri kundër hapësirave që mbahen nga kryengritësit.Vlerësohet se gjatë konfliktit 20 mujor një Siri, janë vrarë të paktën 40 mijë persona.Takimi i djeshëm për krizën në Siri, ndërmjet sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi, përfundoi pa ndonjë rezultat.