Barazi e munguar gjinore në politikë, shoqëria civile protestë para Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2014, 16:49
Përfaqësues nga disa organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut në vend manifestuan për gjendjen e rëndë të të drejtave politike.Sipas tyre, për më shumë se 20 vjet, politikatët injorojnë kërkesat e grave për barazi dhe pjesëmarrje në të gjitha nivelet. Duke mbajtur në duart portrete të politikanëve, kërkesat e tyre kanë për qëllim nxitjen e barazisë gjinore në të gjitha strukturat e partive, duke zbatuar kuotat gjinore dhe kuvendi të nisë nga puna për rishkimin e kodit zgjedhor për partitë poltike.Sipas tyre, gratë dhe vajzat mbeten gjinia më pak e përfaqësuar në politikë. Vetëm 19% e kuvendit përbehet nga zonjat. Shoqëria civile manifestoi për pak minuta para kryesisë së kuvendit.