"Marrëzia e fundit" shkon deri në fund, MF "gropos" me fadromë miliona lekë
Operacioni “Fund Marrëzisë” ka çuar dëm miliona lekë nëpërmjet shkatërrimit të 680 pajisjeve të lojërave të fatit. Këto makineri janë shkatërruar pasi nuk përmbushnin kriteret ligjore .Paisjet janë konfiskuar në 3 muajt e fundit në sektorin e lojërave të fatit .Lajmi konfirmohet nga Ministria e Financave, e cila deklaron se Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, me udhëzim të Ministrit të Financave ka shktërruar 680 pajisjeve të lojërave të fatit pasi pasi subjektet e tyre nuk dispononin nipt, nuk ishin të pajisur me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe çertifikatën përkatëse.Sipas njoftimit bëhet me dije se në kuadër të planit të ri të masave, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit po kryen çdo ditë kontrolle.Vetëm në muaj janar-shkurt janë konfiskuar 325 makineri dhe pajisje të sektorit të lojërave të fatit.Ndërkohë në muajt nëntor-dhjetor 2013, kjo njësi konfiskoi mbi 1500 pajisje, përafërsisht me të njëjtën sasi konfiskimesh të realizuara gjatë gjithë vitit 2012. Në këto 4 muaj të marrë sëbashku janë vendosur gjithsej 60 gjoba me vlerë 300 mijë dollarë.Ministria e Financave thekson se në bashkëpunim me institucionet e linjës mbetet e angazhuar për t'i dhënë fund "marrëzisë" me lojërat e fatit në vend, ku informaliteti me mospagesat e taksave kishte përfshirë pjesën dërrmuese të sektorit.Në këtë kontekst Ministria e Financave bën me dije se është duke hartuar një paketë të re ligjore, e cila do të kufizojë ekspansionin e këtij aktiviteti.