Ministri Tahiri dhe drejtori Policisë Didi, inspektim në rajonin e policisë së Fushë Krujës

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi, kanë inspektuar mbrëmjen e sotme Rajonin e Policisë në Fushë Krujë.Ky inspektim i Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të policisë është bërë pas dy sulmeve me tritol që kanë ndodhur këto javë në Komisariatin e Fushë-Krujës.Sulmet me tritol në këtë rajon policie nuk kanë shkaktuar viktima por vetëm dëme materiale dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton të dy rastet e shpërthimeve