Ashton mesazh për 8 marsin:Përparimi i grave sjell shoqëri të përparuara

Aty ku gratë përparojnë, shoqëritë përparojnë. Ky është mesazhi që përcjell Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave.Ashton deklaron se ka qënë vendosmëria e një numri të madh grash që ka shtruar rrugën për brezat e ardhshëm me rolin e jashtëzakonshëm që kanë luajtur në historinë e vendeve të tyre, përmes sakrificash të mëdha. Baronesha Ashton në mesazhin e saj thekson se ka pasur privilegjin të njohë nga afër disa prej tyre.Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian deklaron më tej se ka një transforimm të madh në të drejtat e grave falë arritjeve individuale të tyre dhe pjesëmarrjes së përbashkët në jetën politike."Gratë kanë bërë përparime të mëdha, por mbetet ende një rrugë e gjatë për arritjen e një bote pa diskriminim gjinor. Aksesi i barabartë në arsim dhe në shërbimet shëndetësore dhe mundësia për t'u bërë pjesëmarrës me të drejta të plota në jetën politike është e drejta e kujtdo dhe një përbërës thelbësor i demokracisë. Qëndrueshmëria afatgjatë dhe zhvillimi mund të arrihen vetëm nëse trajtohet dhuna dhe diskriminimi kundër grave"- theksohet në deklaratën e Ashton.Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian e bën të qartë angazhimin e Breukselit për mbështetjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave, pasi të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave janë një përparësi universale për BE-në. Kjo reflektohet në diskutimet që po bëhen rreth planit post- 2015 për zhdukjen e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.BE aktualisht financon rreth 200 projekte dhe nisma në botë që synojnë të ndihmojnë gratë të përfitojnë nga arsimi dhe shërbimi shëndetësor, të punojnë dhe të jetojnë të lira nga dhuna dhe diskriminimi dhe të zënë vendin e duhur në shoqëri.8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork. Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.Për herë të parë 8 Marsi në Shqipëri u kremtua në vitin 1942 të shekullit të XX-të në grupe të vogla grash. Edhe sot në kuadër të kësaj feste do të ketë një sërë aktivitetesh të organizuara nga shoqatat e grave dhe institucionet shtetërore.