PPR dënon grushtin e shtetit në Ukrainë

Partia e Punës e Riorganizuar, e cila është pjesë edhe e aleancës qeverisëse, me anë të një deklarate për mediat ka dënuar ashpër grushtin e shtetit nëUkrainë.Sipas PPR-së, ky grusht shteti rrëzoi presidentin e ligjshëm Janukoviç, i cili kishte dalë nga zgjedhjet popullore në Ukrainë dhe për këtë fakt komunistët shqiptarë janë tejet të shqetësuar për skenarin mbi bazën e të cilit në një vend Sovran u rrëzua një qeveri që gëzonte mbështetjen popullore.“Në analizën e fundit të Sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPR, duke u bazuar në raportimin e tretë dërguar vetë PPR që ndoqën nga afër zhvillimet e fundit në Ukrainë, u konkludua se agjenturat perëndimore kanë zbatuar në këtë vend skenarë të ngjashëm me ngjarjet e viteve 1990-1991 në Shqipëri. Nga informacione të marra në vend, këto skenarë kanë realizuar përmbysjen me dhunë të pushtetit të ligjshëm, duke sakrifikuar madje edhe vetë protestuesit e nxitur prej tyre. Viktimat edhe në radhët e protestuesve rezultojnë se janëvrarë nga vetë forcat e errëta që kanë nxitur dhe financuar trazirat në Kiev dhe qytete të tjera.Ngjarjet në Ukrainë tregojnë largpamësinë e PPR që prej vitesh ka lëshuar alarmin për tentativat e “trusteve të lulelakrës” për të risjellë në skenë rrezikun e instalimit të regjimeve nazifashiste që I shkaktuan miliona viktima mbarë botës. Interesat e fshehta ekonomike po bëjnë që të shkelen gjithë parimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe po synojnë t’i sh ndërrojnë popujt e botës  në skellevër të kapitalizmit modern.Ne mbështesim pa rezerva qëndrimin e qeverisë ruse dhePresidentit Putin për mbrojtjen e bashkëkombësve të tyre që banojnë në territorin e Republikës së Ukrainës dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje, ashtu sikurse edhe shtetet e tjera të Europës apo SHBA janë të gatshëm të shkatërrojnë edhe kombe të tjerë për të mbrojtur qoftë edhe një qytetar apo bashkëkombas të tyre.PPR dhe komunistët shqiptarë, vlerësojnë lart ndjenjat e vllazërisë shqiptaro-ruse, të farkëtuara në betejat e përbashkëta për triumfin e demokracisë popullore në mbarë botën dhe deklarojnë hapur se do të mbështesin aspiratën e popullit të lavdishëm rus në Gadishullin e Krimesë për vetëvendosje. Gjithashtu, ne shprehim besimin tonë se, me gjithë vështirësitë në rrafshin diplomatik, qeveria e Republikës së Rusisë, do të njohë dhe do të mbështesë Republikën e Kosovës, e cila gjithashtu ka lindur nga aspirata e një populli mik të Rusisë për vetëvendosje”, thuhet në deklaratën e PPR-së.