Rrahje mes nxënësve shqiptarë e maqedonas në Shkup

Një incident i rëndë fizik midis nxënësve sërish ka ndodhur sot në Shkup. Sipas burimeve policore bëhet fjalë për një incident midis të rinjve shqiptarë dhe maqedonas.Siç bëhet e ditur një grup nxënësish nga shkolla PTT “Vllado Tasevski” në Shkup janë sulmuar nga një grup nxënësish nga shkolla e mesme kimike “Marija Kiri Skladovska” që janë afër njëra tjetrës.Dy nxënës kanë përfunduar me plagë më të rënda dhe janë dërguar në klinikën e Shkupit. Policia theksoi se në këtë incident që ka ndodhur në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase”, kanë marrë pjesë disa nxënës, 14 prej të cilëve janë identifikuar dhe  ndaj tyre pritet të ngrihen kallëzime penale.