Panairi i vajit të ullirit në Vlorë, Ministri Panariti premton subvencione për prodhuesit
Panairi i vajit te ullirit, nje prej produkteve me ne ze te rrethit te Vlores ,ka qene aktiviteti qe eshte zhvilluar ne qytetin bregetar ku i pranishem ka qene Ministri Bujqesise Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave, Edmond Panariti, i shoqeruar nga autoritete vendore, prodhues dhe specialistë te kesaj fushe.Ne fjalen tij Panariti theksoi se Ministria e Bujqesise do te krijoje te gjitha kapacetitet e nevojshme per nxitjen e prodhimit, kultivimit dhe perpunimit te vajit te ullirit.Vlora eshte nje nga qytetet me prodhuese te ketij produkti ne Shqiperi, i cili eshte dhe mjaft cilesor dhe ka gjetur shitje jo vetem ne Europe por edhe Ameriken e larget.Ministri Panariti ka garantuar kultivuesit e vajit te ullirit se subvencionimi ndaj tyre nuk do te mungoje, çka do te ndikoje dhe ne rritjen e standarteve.Gjate vizites se tij ai eshte njohur edhe me menyren si perpunohet ulliri dhe fabrikat qe operojne ne kete zone.