Kapet i dënuari me burgim të përjetshëm, Avni Majollari i kërkuar për vrasje të dyfishtë

Policia e Tiranës ka mundur të heqe një nga emrat më të rrezikshëm nga lista e të shumëkërkuarve nga Intepol Tirana. 

Kështu në pranga ka rënë 44-vjeçari, Avni Majallari, i dënuar nga gjykata e Tiranës në mungesë për dy vrasje. 

 Arrestimi është kryer mesnatën e së premtes në banesën ku Majallari jetonte prej vitesh.Policia bën me dije se 44-vjeçari i ka kryer vrasjet në vitin 2000, ndërsa është arrestuar në rrugën “Ibrahim Brahja”, pranë spitalit numër 5 në kryeqytet. 

 Në momentin e arrestimit në shtëpinë e tij 44-vjeçarit iu gjet një pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Ndërsa pas kontrollit të imtësishëm të banesës ku jetonte, iu gjet një armë automatike ,një pistoletë tjetër e llojit zastava dhe një sasi e konsiderueshme municionesh. 

 Sipas bluve të Tiranës ky person rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2001 nga gjykata e shkallës së parë Tiranë për veprën penale të vrasjes me paramendim, kjo e kryer në bashkëpunim.  

Ky shtetas, sqarojnë blutë e Tiranës, ka vrarë me armë zjarri pas një konflikti Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzin, ngjarje e ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Dajt. Ndërkohe gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës ka mundur të arrestojë edhe 5 persona të tjerë,të akuzuar për mashtrime,vjedhje dhe ushtrim dhune në familje.