Shpërthime në Burrel e Fushë Krujë, dinamit makinës së një gruaje, kapsoll punonjësit të SHISH

Dy shpërthime janë shënuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë dhe Burrel, por policia ka sqaruar se në rastin e parë është përdorur dinamit dhe në tjetrin kapsollë dhe nuk bëhet fjalë për shpërthim tritoli.Në Fushë-Krujë një sasi dinamiti i është hedhur një automjeti në pjesën e sipërme të tij. Automjeti me targë AA 052 FD, gjendej i parkuar para një pallati në Fushë-Krujë dhe i përket 42-vjeçares Mimoza Isufi. Dyshimet e para të policisë janë se mund të jetë ngatërruar objektivi i këtij shpërthimi.Ndërkaq në Burrel sipas policisë ka qenë një kapsollë,që përdoret zakonisht në miniera që i është hedhur automjetit të punonjësit të SHISH, Lumturi Sula. Automjeti ndodhej i parkuar pranë pallatit ku banonte punonjësi i SHISH në lagjen "Partizani" në Burrel. Nga dy ngjarjet nuk ka persona të lënduar.