Tiranë, grabitet një dyqan celularësh në rrugën e Dibrës

Tjetër grabitje në kryeqytet. Mbrëmjen e sotme dy të rinj nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një dyqan celularësh në “Rrugën e Dibrës”. Grabitësit kanë arritur të marrin disa celularë nga dyqani dhe janë larguar menjëherë në drejtim të paditur.Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që ky dyqan celularësh bie pre e grabitësve, ndërkohë që forcat e komisariatir numër 4 në kryeqytet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Më herët gjatë ditës, një kompani koncensionare automjetesh në Qafë Kashar u grabit nga dy persona të maskuar dhe me armë, të cilët morën xhoron ditore dhe u larguan nga vendngjarja me motorr.