Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen dy makina, 4 të plagosur, dy rëndë
4 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë, në një aksident rrugor në autostradën Fushë Krujë-Tiranë.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë fshatit Arameras ku një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 450 CU është përplasur me një Audi me targa Sh 2256 E dhe ka përfunduar jashtë rrugës, ne nje parcele are.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i makinës ‘Benz’ Masllan Demiri 40 vjeç nga Kamza dhe pasagjeri Ardian Cani 44 vjeç nga Tapiza, të cilët janë trasnportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë për marrjen e ndihmës mjekësore.
Nga aksidenti janë plagosur lehtë dhe 2 nga katër pasagjerët që gjendeshin në mjetin me targa të Shkodrës, identitetet e te cileve nuk dihen ende.Ndërkaq në vendgjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.