DASH për Shqipërinë: Zgjedhjet lanë në harresë korrupsionin e zyrtarëve

Korrupsioni është shkelja kryesore e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky është përfudnimi në të cilin arrin raporti i fundit i DASH, publikuar ditën e sotme.Raporti nënvizon se korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht në sistemin e drejtësisë.Departamenti i Shtetit thekson se ndër problemet e tjera kryesore në Shqipëri gjatë vitit 2013 kanë qënë bllokimi i reformave, veçanërisht bllokimi i luftës kundër korrupsionit, ndërsa partitë politike e përqëndruan vëmendjen në zgjedhjet e qershorit.Pandëshkueshmëria, thuhet në raport, është një tjetër problem. Përpjekjet e qeverisë për të ndëshkuar zyrtarë që kanë kryer shkelje kanë qënë sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, si dhe gjykatësit dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh i kanë shpëtuar drejtësisë.Disa zyrtarë qeveritarë, që ishin përfshirë qartazi në raste abuzimesh, u hoqën nga postet e mëparshme dhe u vendosën në poste të tjera qeveritare, pa asnjë lloj ndëshkimi. Shkelje të tjera serioze për Shqipërinë në fushën e të drejtave të njeriut, sipas raportit, janë dhuna në familje dhe diskriminimi i grave.