Lufta kundër trafiqeve njerëzore,Gjebrea: Standart i ri në koordinimin e strukturave

Komiteti Antitrafik i mbledhur ne Prefekturen e Durresit ka konfirmuar rendesine e veçante qe ka krijimi i nje standarti te ri dhe me cilesor, persa i perket luftes kunder trafiqeve njerezore dhe ndertimit te urave te bashkepunimit nderinsitucional.Sipas Zv.Ministres se Brendshme, Elona Gjebrea, e rendesishme eshte qe te kete nje standart me te larte ne drejtim te kordinimit te strukturave ne nivel vendor nen drejtimin e Komitetit Antitrafik, nepermjet nje rrjeti kontaktesh me te gjitha insitucionet, perfshi dhe shoqerine civile. Gjebrea nenvizoi rendesine e nje standarti te ri ne luften anitrafik.Nga ana tjeter prefekti i qarkut Durres, Roland Xhelili, theksoi rendesine qe ka lufta kunder trafiqeve, veçanerisht ne nje qytet port si Durresi.Ne takim jane percaktuar dhe detyra konkretet per te permiresuar akoma dhe me tej punen kunder ketij fenomeni.