Masakrohet në makinë Baki Xhabafti, 350 gram C4 hedhin në erë biznesmenin
Atentat një biznesmeni në Vorë. Shpërthimi i rradhës me tritol që duket se po kthehet në fenomen të përditshëm, është regjistruar në qendër të qytetit të vogël në autostradën Tiranë-Durrës, para ndërtesës së Bashkisë.

Ka qenë ora 17:00 kur një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar dhe më pas automjeti tip “Renault” me targë AA 154 AZ është hedhur në erë e është përfshirë nga flakët duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme te biznesmenit Baki Xhabafti.
Mësohet se viktima kishte udhëtuar nga Tirana ne Vore dhe po i afrohej banesës së tij kur ka ndodhur shpërthimi i telekomanduar.
Sipas policisë në pjesën e poshtme të mjetit ishte vendosur një sasi prej 350 gramësh tritol, që ka shkatërruar plotësisht automjetin e për pasojë ka shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.
Zjarrfikëset, automabulanca dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa i pranishëm ka qënë dhe prokurori i Tiranës, Granit Shahu.
Baki Xhabafti rezulton të jetë pronar i dy subjekteve private në zonën e Selitës dhe një pike servisi autmjetesh në Vorë.
Zjarrfikëset, automabulanca dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa i pranishëm ka qënë dhe prokurori i Tiranës, Granit Shahu.Baki Xhabafti rezulton të jetë pronar i dy subjekteve private në zonën e Selitës dhe një pike servisi autmjetesh në Vorë.
Ai ishte 40 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është ajo e hakmarrjes që vjen pas një konflikti të gjatë pronësie mes familjeve Xhabafti dhe Ymeri të nisur që në vitin 1997. Mësohet së për shkak të këtij konflikti kanë humbur jetën 7 pjestarë të dy familjeve.Ndërkaq nuk përjashtohet as pista e ndonjë hasmërie për shkak të konflikteve që mund të ketë vëllai i viktimës, i cili ndodhet në emigracion, por mësohet se ka preçedent penale.Tritoli tashmë është kthyer në tmerrin e shqiptarëve.Një ditë më parë gjymtoi dy të të rinj, sot mori një jetë në mënyrën më makabre të mundshme.