Reforma territoriale në Lezhë, në Berat të djathtët marrin pjesë në mbledhje

Diskutimi per reformen e re territoriale, eshte bojkotuar nga drejtuesit vendor te opozites ne Lezhe. Per kordinatorin e grupit te punes, Gjok Jaku, eshte e nevojshme qe ne kete proçes te perfshihen sa me shume faktore, ne menyre qe te mundesohen mendime sa me te kualifikuara, pasi aktualisht nuk ka asnje projekt te parapregatitur ndaj kerkohen edhe keto konsultime.Duke iu referuar kesaj nevoje, Jaku, ka kerkuar nje perfshirje sa me te madhe te drejtuesve vendor, organizatave te ndryshme, drejtorive rajonale dhe qytetareve, me qellim qe produkti final te jete sa me efikas dhe ne dobi te te gjithe komunitetit.Ne menyre jozyrtare, rrethi i Lezhes pritet qe te prezantohet vetem me 3 njesi vendore, qe me shume gjase do te jene Balldreni, Lezha dhe Zejmeni, por perfundimtare kjo do te arrihet ne mbyllje te diskutimeve me te gjitha aktoret dhe faktoret potencial te ketij proçesi.Çështja e Reformës Administrativo-Territoriale ne Qarkun e Beratit ka mbledhur grupit e pare të punës, ku te pranishem ishin drejtuesit e njësive vendore, pa dallime partiake, çfarë tregoi aprovimin e vendorëve në teori për këtë reformë ndryshe nga çdo qark tjeter.Prefekti, Selfo Kapllani, vuri në dijeni detyrat e hartimit të raporteve dhe kryerjes së analizave, studimet dhe konsultimet me grupet e interesit si dhe mbështetjen për kriteret e miratuara nga komisioni i posaçëm parlamentar.Qarku i Beratit numëron 5 Bashki dhe 20 Komuna, nga të cilat dhjetë në rrethin e Beratit, dy në rrethin e Kuçovës dhe tetë në rrethin e Skraparit, ku këto të fundit kanë një numër të ulët banorësh.