Rikthehen autobusët, qytetarët: Nuk kanë kushte, janë të vjetëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2014, 18:47
Fakti qe prej mbi 20 ditesh furgonat taksi kane pezulluar punen e tyre dhe jane ne greve ka bere që autobusë të vjetër e të nxjerrë nga përdorimi, të qarkullojnë nëpër qytet.Përveç se nuk ofrojnë aspak komoditet për udhëtarët, keto mjete konsiderohen edhe si ndotës të mëdhenj të ambientit.Te dale pothuajse jashte perdorimit, keta autobuse qarkullojnë në trafikun urban të Korçes, duke transportuar pasagjere pavaresisht se gjendja aktuale e tyre nuk i përmbush aspak nevojat e qytetarëve për lëvizje komode.Nga ana tjeter qytetaret kerkojne qe furgonet taksi te mos hiqen nga qarkullimi. Levizja e transportit automjeteve 8+1 prej 20 ditesh eshte nderprere, duke shenuar jo pak anomali edhe ne levizjen e udhetareve.