Matura shtetërore dhe ndryshimet, Malaj: Gjuha e huaj provim me zgjedhje

Matura shteterore do te preket serish nga ndryshimet. Keshtu ka deklaruar nga Shkodra Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, e cila eshte shprehur se arsimi sidomos gjate 7 viteve te fundit nuk ka qene aspak cilesor.Malaj eshte shprehur se risi e ketij viti do te jete provimi i gjuhes se huaj, i cili do zhvillohet me zgjedhje, pasi ne 10% te shkollave ne vend gjuha e huaj nuk ka nisur qe ne arsimin fillor.Malaj ka shtuar se integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian do te sjelle nje tjeter realitet per te rinjte shqiptar, pasi do te mundesoje perfshirjen e tyre ne tregun europian te punes.Maturantet presin te plotesojne formularin A1Z , nderkohe eshte kerkuar qe mesuesit te kene perkushtimin maksimal ne mbeshtetje te maturanteve ne ecurine e ketij proçesi.