Takim mbi reformën territoriale, Dervishi: Reformë e munguar prej 21 vitesh
Reforma territoriale eshte e domosdoshme jo vetem per qarkun e Vlores, por per te gjithe vendin. Keshtu eshte shprehur Prefeki i ketij qarku, Besnik Dervishi, i cili ka theksuar se ajo duhet te ishte kryer 20 vite me pare.Sipas Dervishit kjo reforme do te ofroje per qytetaret sherbimet e munguara, rritjen e aksesit dhe cilesise ndaj sherbimeve, si dhe i hap rruge hapesirave per zhvillim ekonomik te cilat do te fuqizojne rolin e pushtetit vendor.Dervishi ka bere me dije se ne qarkun e Vlores ekzistojne 385 njesi vendore, te cilat kane ne total 6500 keshilltare te cilet paguhen nga taksat e qytetareve dhe kapin 37% te buxhetit te ketyre njesive vendore.Ne takimin e zhvilluar kane marre pjesë drejtues te njesive vendore, nderkohe qe pritet qe ne qarkun e Vlores te kete nje reduktim teper te ndjeshme te tyre.