Kuvendi interpelancë me Ministren e Arsimit dhe Sportit
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, zhvilloi sot një interpelancë me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, lidhur me masat e parashikuara nga Ministria për problemet e organizimit dhe administrimit të Maturës Shtetërore 2014.Në fjalën e saj përpara deputetëve, Ministrja Nikolla shprehu angazhimin e saj për të ndërtuar një sistem të bazuar në meritokraci, transparencë dhe cilësi.“Janë mbi 45 000 maturantë, që kërkojnë të dinë të ardhmen e tyre, prandaj garantimi i një procesi transparent, që fillon nga zbatimi i ligjit do të jetë prioritet i punës sonë”, tha ajo.Gjithashtu, Ministrja tha se qeveria po punon si një skuadër për të mundësuar një edukim dhe arsim cilësor për gjeneratën shqiptare.Sipas Nikollës të gjitha shqetësimet e ngritura nga parafolësja janë në vëmendjen e qeverisë, e cila ka startuar nga puna qoftë për reformën e arsimit të lartë, qoftë për reformën e maturës shtetërore, qoftë për altertekstet, dhe kjo falë punës së një komisioni të pavarur ekspertësh.Gjatë fjalës së saj, deputetja Mehmetaj theksoi se shpresat e120 mijë gjimnazistëve janë të drejtuar nga ne, si një dritë në tunelin e errët të padijenisë që ky sistem i maturës shtetërore i ka përfshirë, dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka pasur gjithmonë ndjeshmëri maksimale ndaj politikave rinore dhe veçanërisht politikave arsimore.Në përfundim, sipasMehmetaj kjo gjendje nuk i nevojitet vendit dhe qytetarëve, prandaj iniciativa ligjore duhen marrë që nga ky moment dhe në vazhdim, deri sa arsimimi të mos shihet më si një detyrim, por si e drejtë demokratike e të gjithë njerëzve që kërkojnë të pasurohen me dije.