Përfituesit abuzivë të ndihmës ekonomike, Shërbimi Social Gjirokastër: Të kthehen paratë

Rreth 507. mijë lekë të rinj është dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm për muajin dhjetor 2013 nga futja në skemën e ndihmës ekonomike të rreth 162 familjeve të komunës Krahës, Tepelenë, të cilat në mënyrë të padrejtë kanë përfituar pagesa në mënyrë abuzive duke shkelur ligjin, veper per te cilen Kryetari i keshillit te kesaj Komune, 15 anetare te saj dhe administratori jane paditur penalisht per “shperdorim detyre dem financiar shkaktuar shtetit”.Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror ne Gjirokastër, Albana Allushi, të gjithë ata që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë kete sherbim janë të detyruar në bazë të ligjit të kthejnë shumën e përfituar padrejtësisht.I njejti fenomen eshte konstatuar nga auditi edhe ne Tepelene e Permet. Ne Komunen Krahes jane trajtuar ne kundershtim me ligjin me ndihme ekonomike 162 familje.