Fatmir Gjeka, kryetar i Komunës së Ulqinit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2014, 18:33
Lideri i PD-së dhe i koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, Fatmir Gjeka u zgjodh të hënën kryetar i Komunës së Ulqinit.Për të votuan 17 këshilltarë të Forcës, koalicionit të tij dhe Malit të Zi Pozitiv.Ndërkaq, për kandidatin e tij, Rexhep Taganovic nga PDS, kanë votuar 11 këshilltarë, transmeton ul-info.Gjeka bëri betimin solemn dhe shprehu besimin që ky koalicion është zgjidhja më e mirë për Komunën e Ulqinit.Po sot janë verifikuar edhe mandatet këshilltarëve të rinj në Parlamentin lokal.Me votat e shumicës parlamentare (Forca, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv) për kryetar të Kuvendit u zgjodh mr Fuad Haxhibeti.