Bushati me sekretarin e UNECE: Ratifikim të amendamenteve të Konventës për ujërat

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me zotin.Sven Alkalaj, Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Ekonomik për Evropën pranë OKB-së (UNECE). Gjatë këtij takimi u diskutua rreth forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis Shqipërisë me UNECE-n në fusha me interes të përbashkët, si ruajtja e mjedisit, menaxhimi i integruar i ujërave ndërkufitare, zhvillimi i planifikuar urban, çështje të strehimit, siguria energjetike, efiçenca energjetike, etj.Një ndër temat e trajtuara në këtë takim ishte edhe çështja e ratifikimit amendamenteve të Konventës së UNECE-s për Mbrojtjen e dhe Shfrytëzimin e Burimeve Ujore dhe Liqeneve Ndërkombëtarë, për të cilën Ministri Bushati informoi bashkëbiseduesin se vendi ynë është duke kryer hapat e fundit të procedurës së brendshme për ratifikimin e këtyre amendamenteve. Hyrja në fuqi e këtyre dy amendamenteve do të mundësojë hapjen e kësaj Konvente për të gjitha vendet anëtare të OKB-së.Gjatë takimit u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen, duke synuar rritjen e numrit të projekteve të bashkëpunimit dhe shkallën e zbatimit të tyre në vendin tonë.