Basha pret Krasniqin: PD mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2014, 18:18
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në vigjilje të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Duke e uruar për këtë përvjetor, Kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi rëndësinë e konsolidimit të reformave që do të sillnin mirëqënie për qytetarët e Kosovës dhe integrimin euro-atlantik të saj.Basha e siguroi z.Krasniqi për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike në këtë drejtim.Kryetari i Parlamentit të Kosovës e falenderoi z.Basha për kontributin e pazëvendësueshëm që ka dhënë Shqipëria për Kosovën gjithë këto vite.Gjithashtu Krasniqi e uroi Bashën për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.