Celularë brenda televizorit në burgun e Burrelit, arrestohet personi përgjegjës
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije, se sot në IEVP Burrel, në orën 14:30, nga kontrolli i një pajisje televizor që po hynte në institucion, u gjet se në të fshiheshin 3 celularë dhe një karikues brenda në plazmë.Prania e celularëve në televizor u konstatua nga Komisioni i Hyrjes së Sendeve Personale të të dënuarve.Nga hetimet paraprake të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve konfirmohet, se personi përgjegjës është identifikuar dhe arrestuar me një urdhër nga Prokuroria e Rrethit Burrel dhe tashmë gjendet në Komisariatin e Policisë së këtij qyteti.Ai është shtetasi Shkëlqim Dedja, shitës i një njësie tregtare private në qytet. Aktualisht, janë duke vijuar hetimet për të nxjerrë konkluzionet mbi këtë ngjarje.Sa më sipër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se do të vijojnë kontrollet për të parandaluar çdo tentativë për hyrjen e sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së vendimeve penale.DPB dhe SHKB janë të angazhuar në koordinimin e punës për parandalimin e ngjarjeve të tilla.