Xhindi: Rama i shqetësuar nga arritjet e Bashkisë në dy vjet e gjysmë
Bashkia e Tiranësa kuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po sulmon Bashkinë, për të fshehur paaftësinë e e tij në menaxhimin e punëve të këtij vendi dhe mbajtjen e premtimeve. Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e Bashkisë, Nevila Xhindi, tha se qytetarët e Tiranës bëjnë lehtësisht dallimin mes Bashkisë në shërbim të tyre dhe asaj në shërbim të Ramës.“Sot më shumë se kurrë ia kuptojmë shqetësimin ish-kryebashkiakut Rama. Paaftësinë e tij në menaxhimin e punëve të këtij vendi dhe mbajtjen e premtimeve kërkon ta fshehë me luftën politike ndaj Bashkisë.Por sot, qytetarët e Tiranës bëjnë lehtësisht dallimin mes Bashkisë në shërbim të tyre dhe asaj në shërbim të Ramës.Është investuar në 48 projekte rrugësh, nga të cilat 38 kanë përfunduar 10 janë në përfundim. Janë ndërtuar 16 km gjatësi lineare rrugë urbane, është investuar në 16 blloqe banimi, 7 kanë përfunduar dhe 9 janë në proces. Në këto zona krijohen sipërfaqe të gjelbra me një total prej 25792 metra katrorë dhe disa kënde sportive.Në dy vjet janë mbjellë 16 mijë pemë dekorative. Bashkia e Tiranës ka investuar në ndërtimin dhe rindërtimin e 23 çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Aktualisht kanë përfunduar 7 dhe janë në proces 16 objekte të tjera. Në 48 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme përfundoi vënia e elementëve të sigurisë rrugore.Në 13 shkolla të mesme të përgjithshme të qytetit të Tiranës janë instaluar kamerat e sigurisë për vëzhgimin e perimetrit të shkollave.Në programin e strehimit, banesa me kosto të ulët ka gjithësej 1809 familje përfituese. Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës kanë realizuar 138 projekte. Numri i familjeve të kryeqytetit që janë lidhur për herë të parë me rrjetin e ujësjellësit është 9000” tha Xhindi.Duke bërë një bilanc të punës së Bashkisë përgjatë vitit që lamë pas, Xhindi vlerësoi se viti 2013 ishte viti i zbatimit të projekteve strategjike të qytetit të Tiranës, duke nisur me projektin e zgjatimit të bulevardit verior dhe ai i rehabilitimit të lumit të Tiranës.“U zhvendos linja e tensionit të lartë në bulevardin “Zogu i Parë”.Brenda këtij viti do të nisin procedurat e konçesionimit të stacionit të ri multimodal të pasagjerëve në qytetin e Tiranës, i cili do të jetë stacioni i tramit, i autobusëve interurbanë, furgonëve, taksive,etj. Bashkia, në bashkëpunim me IFC ka përfunduar studimin e fizibilitetit për menaxhimin e mbetjeve. 15 kompani kanë shprehur interes për marrjen me konçesion të këtij shërbimi. Ka përfunduar “Studimi i fizibilitetit dhe projekti paraprak i tramit për linjën “Kinostudio- Kombinat” dhe është drejt përfundimit studimi për dy linjat e tjera. Në dy vjet e gjysëm në Bashkinë e Tiranës rezultojnë sipas statistikave të institucioneve qendrore financiare 3641 biznese të reja dhe afro 19 mijë të punësuar. Për herë të parë në historinë e pushtetit vendor në vend, Bashkia e Tiranës ka hapur një portal punësimi e cila deri tani ka ndërmjetësuar punësimin e afro 915 qytetarëve të Tiranës. Për herë të parë Bashkia ka vënë në funksionim një fond garancie për të nxitur hapjen apo zgjerimin e bizneseve nga qytetarë nën moshën 35 vjeç. Kemi hartuar Planin Urbanistik të Tiranës i cili mungonte prej 23 vjetësh. Gjatë dy vitëve, Bashkia e Tiranës ka përfunduar të gjitha procedurat dhe i ka hapur rrugën hipotekimit të 175 ojekteve në Tiranë, me përfitues afro 40 mijë qytetarë. Kemi vënë në funksionim linjën e re “Kombinat – Qendër – Kinostudio” me kushte optimale transporti për qytetarët.Tirana ka sot një nga qendrat më moderne në rajon dhe të vetmen në Shqipëri, të Kontrollit të Trafikut Urban, publik dhe privat” theksoi ajo.Për nënkryetaren e Bashkisë, ky bilanc pune i realizuar vetëm në dy vjet e gjysëm natyrisht që e shqetëson ish- kryebashkiakun, pasi tregon qartë kontrastin mes motos “shumë punë e pak zhurmë” të Bashkisë sot dhe motos “shumë zhurmë e pak punë” të Bashkisë dje dhe qeverisë sot.