Woddy Allen zbulohen fakte të reje !
Regjizori i njohur Hollywoodian Woddy Allen është akuzuar nga vajza e tij e adoptuar Dylan se është një abuzues seksual. Ky lajm për disa ishte i besueshën ndërsa për disa të tjerë jo, regjizori me anë të perfaqësuesve të tij ka hedhur poshtë gjithcka, por tashmë mendohet se është zbuluar e vërteta. Këto akuza kanë nisur vite më parë, por këtë herë Dylan e bëri gjithcka një fakt të kryer me anë të një letre që publikoi në 'New York Times' ku shpejgonte gjithcka që kishte ndodhur. Në një intervistë të quajtur '60 MInuta' që Woddy ka dhënë vitin 1992, u shpreh se gjithcka ka qenë një trrillim i ish bashkëshortes së tij Mia Farrow.Woddy Allen i dha fund martesës së tij me Mian, pasi u dashurua me vajzën e tyre të adoptuar të quajtur Soon-Yi Previn, kjo e fundit tashmë është bërë gruaja e tij, dhe është shumë vite më e re në moshë se regjizori. Pasi Mia zbuloi romancën e vajzës së saj me bashkëshortin, nisi që ta urrente këtë të fundit, dhe të bënte veprime të ndryshme në mënyrë që Woddy të ndihej i kërcënuar prej saj. Ajo i ka dërguar fotografi të familjes së tyre mbi të cilën ishte ngulur një thikë, në një festë ditëlindje ajo vari një letër në derën e tij duke thënë se ishte një abuzues seksual e shumë të tjera.Gjithashtu është zbuluar se vetëm pak kohë përpara se të përhapeshin këto fjalë, Woddy dhe Mia kanë patur një debat në telefon ku Mia e ka kërcënuar , duke i thënë se kishte planifikuar dicka të papëlqyer për të. Vëllai I adoptuar i Dylan , Moses Farrow dha një intervistë për ' People' këtë javë ku tha se ai nuk e besonte deklaratën e motrës së tij, dhe Dylan pa hezituar u shpreh se ai ishte i vdekur për të. Mia dhe Woddy Allen kanë së bashku një djalë të quajtur Ronan, por pas ndarjes me ish bashkeshortin Mia ka thene se ai mund te jete djali i ish partnerit te saj Frank Sinatra. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]