Heidi Klum sekreti i trupit të saj!

Heidi Klum sapo ka dhënë nje intervistë për revistën 'Womens Health' ku ka patur rastin të flas për aktivitetin fizik, metaboliszmin dhe vullnetin që i duhet për të bërë ushtrime. Supermodelja gjermane fillimisht theksoi se është nje person me nje jetë shumë aktive, edhe në qoftë se nuk ka angazhime profesionale. Heidi pranoi :"Më pëlqen të ushtroj aktivitet fizik, sidomos të vrapoj. Në qoftë se nuk jam në punë atëherë marr fëmijët e mij dalim shëtitje me qentë tanë ose shkojmë të notojmë. Ndërsa në ditët kur jam pa ata shkoj të vrapoj. "40 vjecarja pranoi se i pëlqente shumë jogga pasi e ndihmonte të mendonte, dhe jeta në New York. 40 vjecarja tha :"Më pëlqen jeta ne New York sepse njërëzit janë shumë aktiv. Më ndodh të eci dhe shoh shumë persona që vrapojnë, nga kjo frymëzohem dhe nis të vrapoj dhe unë. Zakonisht preferoj të shkoj në West Side Hightway. Kam kuptuar se të mbash trupin në formë duke vrapuar, gjithashtu të ndihmon të krijosh shoqëri të re. Shpesh më ndodh të rastis të njëjtit njerëz, përshëndetemi ose qëndrojmë dhe flasim. Ndihem si në një familje."Por duke qenë se tashmë ajo i përketë moshës 40 vjecare, fiziku i sajë nuk ështe më i njëjti dhe i duhet që të ushtrohet shume, sepse metabolizmi ka ndryshuar. Heidi shtoi :"Mendoja se kjo gjë nuk do të më ndodhte mua , por ja që po ndodh. Tashmë jam 40 vjec dhe nuk mund të konsumoj gjithcka, pasi më duhet të stërvitem akoma dhe më shumë. Makaronat dhe buka janë të preferuarat e mia, por jam përpjekur të heq dorë nga ato. Fundjavën e kaluar unë kisha dale për darkë jashtë, dhe porosita pizza. Sepse pavarësisht se unë duhet të tregohem e kujdesshme kjo nuk do të thotë që duhet të konsumoj vetëm perime ose fruta dhe asgjë tjetër. " [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]