Rita Ora ndan një përqafim në publik me Calvin Harris

Si cdo romance tjetër edhe ajo e Rita Orës dhe Dj Calvin Harris ka patur lëkundjet e saj, por përsëri cifti kane vërtetuar se ndjejnë për njëri tjetrin dhe janë të pandarë, pavarësisht të gjitha pengesave që hasin. Pasi u përfolën se gjithcka mes tyre kishte marr fund, ata u shfaqën në evenimentin e zhvilluar të ndarjes së cmimeve Grammy, dhe tashmë edhe nëpër ambjente publike. Krijuesja e hitit `Radioactive` së bashku me 30 vjecarin janë fotografuar në një supermarket në Beverly Hills, duke blerë një sërë produktesh.Rita dhe Calvin qëndruan për një kohë të gjatë, duke ndarë biseda të ndryshme. Më pas këngëtarja 23 vjecare e cila ishte pa tualet , me nje këmishë të thjeshtë blu dhe një kapele të zezë, përqafoi të dashurin e saj të famshëm. Sigurisht që edhe Calvin u ndje mirë nga kjo gjë dhe nisi të buzëqeshte. Më pas krijuesja e hitit `Young Single & Sexy` nisi të konsumonte dicka, teksa 30 vjecari vazhdonte të zgjidhte ato që do të blinin.Edhe mbrëmjen cifti e kaluan së bashku duke darkuar në një restorant në Beverly Hills. Rita kishte kombinuar ngjyrën e kuqe me të zeze dhe dukej si mos më mirë. Këngëtarja gjithashtu vazhdon me angazhimet e saj profesionale. Rita Ora po punon për albumin e saj të dytë në New York i cili pritet te hidhet në treg së shpejti, si dhe vazhdon të pozojë për markën e njohur `Material Girl`. Gjatë kësaj jave Rita është parë të realizojë një tjetër set fotografik , me veshje të ndryshme. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]