Bruce Willis pranë bashkëshortes në cdo moment
Ai është një ndër aktorët më të famshëm dhe të suksesshëm të filmave aksion, Bruce Willis ka arritur të bëjë nje bujë të madhe me rolet në filma të ndryshmëm si Die Hard e shumë të tjera. Por së fundmi aktori ka vendosur që të bëjë një pauz nga karreira e tij artistike, për t'ju përkushtuar vetëm familjes së tij. Sic dihet së shpejti Bruce do të bëhet baba për herë të pestë, por ky është fëmija i dytë që ai ka me bashkëshorten momentale 35 vjecare.Cifti janë fotografuar në Los Angelos, të veshur thjeshtë duke kaluar një rrugë të qetë. 58 vjecari, u pa t'i mbante krahur Emma Heming, nënës së fëmijëve të tij. Me këtë të fundit akori ka dhe një vajzë e cila ka ardhur në jetë vitin e kaluar, dhe quhet Mabel Ray Willis. Ylli I filmit 'Fifth Element' në intervistat që ka dhënë është shprehur se është shumë i dhënë pas rolit të tij si një prind. Duke kaluar pjesën më të madhe të kohës me vajzën e tij Mabel ka kuptuar sa shumë që e do, 58 vjecari pranoi :"Kam filluar të ndërroj pelena si një kampion i vërtetë. Po kaloj të gjithë kohën time me Mabel, dhe kam kuptuar sa shumë që e dua vajzën time. Ajo është gjëja më e shtrenjtë në botë për mua."Bruce dhe Emma e kane kurorëzuar dashurinë e tyre vitin 2009 në një ceremoni në Beverly Hills. Aktori ka dhe tre fëmijë të tjerë me ish bashkëshorten Demi Moore, 25 vjecarin Rumer, 22 vjecarin Scout dhe vajzën Tallulah e cila i përketë moshës 19 vjecare. Përsa i përketë karrierës së tij artistike sipas revistës 'The Hollywood Reporter' Bruce Willis ju ofrua një shumë prej 3 milion dollarësh , për të xhiruar disa skena në filmin 'The Expendables 3' të cilat do të zgjasnin për një periudhë 4 ditore, por në momentin që aktori kërkoi 4 milion dollarë, u zëvendesua nga Harrison Ford. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]