Sandra Bullock një femër e veçantë për Jay Leno!

Aktorja e njohur Sandra Bullock e cila është shfaqur në emisionin e mbrëmjes së moderatorit të njohur Jay Leno, ka ndarë biseda nga më të ndryshmet me mikun e saj të vjetër. Pasi qeshën me batutat e tyre, Sandra qëndroi pak e heshtur dhe më pas tha :"Jay jam bërë gati që të shpërthej në lot." Sigurisht që 63 vjecari , u shqetësua dhe pa u menduar më gjatë, pyeti miken e tij se përse. Ylli i filmit `Gravity ` pranoi :"Sepse t`i gjithnjë ke qenë shumë i sjellshëm me mua. Dhe kjo është dicka shumë domethënëse në punën tonë. Ti gjithnjë me ke përkrahur, ke qenë me mua në cdo moment. Madje edhe kur ka patur filma që ty nuk të kanë pëlqyer përsëri nuk më ke lejuar që unë ta shoh këtë gjë në sytë e tu."Fituesja e cmimit Oscar vazhdoi të tregonte :"Edhe kur unë kam marr vendime nga më të cmendurat për jetën time, t`i asnjëherë nuk më ke gjykuar ose pyetur. Gjithnjë i ke mirëpritur dhe je treguar i gatshëm të më qëndrosh pranë. Kur isha nën prapninë tënde jam ndjerë e vecantë edhe kur isha e pasigurt." Dhe me një deklaratë të tillë, cdo person do të ndihej mirë dhe krenar për veten. Moderatori i cili njihet për batutat e tij, i puthi Dorën mikes së tij të vjetër duke i thënë :"Ti je një femër e vecantë."Jay Leno dhe Sandra Bullock kanë një miqësi , e cila e ka pikënisjen e saj shumë vite më parë. Pasi 63 vjecari pranoi se ajo nuk ka ndryshuar aspak, ndryshe nga floket e saj , nisi të kujtonte vitet kur ajo ka qenë e ftuar në emisionin e tij. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]